“Foli shqip o Taj” – Selmani rikujton nisjen e lëvizjes studentore

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 22:38

“Foli shqip o Taj” – Selmani rikujton nisjen e lëvizjes studentore

Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka reaguar lidhur me valën e madhe të mbështetjes mbarëkombëtare për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një moment bashkimi kombëtar rreth gjuhës shqipe dhe të drejtave të studentëve.

Në reagimin e saj publik, Selmani shprehet e emocionuar nga solidariteti i figurave publike nga të gjitha trojet shqiptare.

“Jam e mahnitur dhe zemra mal teksa po lexoj gjithë këtë përkrahje mbarëkombëtare për studentët nesër. Artistë, sportistë, shkrimtarë, profesorë, aktivistë e figura politike nga të gjitha trojet po bëhen zëri i tyre”, deklaroi ajo.

Ajo rikujtoi fillimet e lëvizjes studentore dhe sloganin që, sipas saj, simbolizoi revoltën për gjuhën shqipe.

“Kur studentët e nisën betejën e tyre me thirrjen ‘Foli shqip o Taj’ ishim pak që iu bashkuam atyre. Sot jemi bërë shumë. Nesër do të bëhemi edhe më shumë”, u shpreh Selmani.

Sipas saj, kauzat e drejta arrijnë gjithmonë të fitojnë mbështetje qytetare dhe morale.

“Sepse kauzat e drejta nuk mbeten kurrë vetëm, ato gjejnë rrugën drejt zemrave të njerëzve”, theksoi Nafie Selmani.

Ajo vlerësoi faktin që studentët kanë kërkuar bashkim dhe jo përçarje politike apo ideologjike.

“Studentët nuk kërkuan përçarje, por mbështetje, kërkuan bashkim. Dhe pikërisht për këtë sot po bashkojnë njerëz nga çdo anë, pa dallime politike, ideologjike apo profesionale”, deklaroi ajo.

Në fund të reagimit të saj, Selmani kishte edhe një thirrje për koalicionin VLEN dhe për Albin Kurti.

“Dua të besoj se deri nesër edhe VLEN-it dhe VV-Albin Kurti do t’u rrahë damari shqip, dhe do ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe nuk do të heshtin si deri më sot. Heshtja përballë rinisë që kërkon të drejtat e veta nuk i bën nder askujt”, përfundoi ajo. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 22:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?