Selami Kolonja: “Me studentët, gjithmonë!” – mbështetje për kauzën studentore në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2026 22:53

Selami Kolonja: “Me studentët, gjithmonë!” – mbështetje për kauzën studentore në Shkup

Profesori universitar dhe këngëtari nga Struga, Selami Kolonja, ka shprehur mbështetje të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në prag të protestës së paralajmëruar në Shkup.

Në reagimin e tij publik, Kolonja thekson se përkrahja e studentëve është një obligim moral dhe shoqëror.

“Me studentët, gjithmonë! Sot, më shumë se kurrë, e ndiej obligim moral të jem me zërin dhe frymën studentore!”, deklaroi ai.

Ai kujtoi përvojën e tij shumëvjeçare me rininë universitare, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit studentor kur bëhet fjalë për kauza të drejta.

“Që nga viti 1995 punoj me rininë universitare dhe e di mirë se kur ata ngrihen për dinjitetin e tyre akademik, nuk duhen paragjykuar, por dëgjuar me kujdesin më të veçantë”, u shpreh Selami Kolonja.

Ai kritikoi faktin që, sipas tij, studentët mund të mos kenë të drejtë të japin provime profesionale në gjuhën në të cilën janë formuar.

“Është absurd që studenti të mos ketë të drejtë ta japë provimin profesional në gjuhën në të cilën ka studiuar, ka mësuar dhe është formuar për vite të tëra”, theksoi ai.

Kolonja vlerësoi studentët si zërin më të pastër të shoqërisë dhe të ardhmen e vendit.

“Ata nuk po kërkojnë privilegj — po kërkojnë të drejtën e tyre bazike, barazi dhe respekt”, deklaroi ai.

Në fund, ai shprehu mbështetje të vazhdueshme për rininë studentore.

“Kam qenë, jam dhe do të jem në përkrahje të studentëve dhe të çdo të riu që kërkon të drejtat e veta me dinjitet, kulturë dhe argument”, përfundoi Selami Kolonja. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2026 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?