Vlora Çitaku: “Shqiptarët nuk janë mysafirë askund” – mbështetje për studentët në Shkup
Ish-ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë që pritet të mbahet më 18 maj në Shkup.
Në reagimin e saj publik, Çitaku tha se studentët po protestojnë për të drejtat më themelore njerëzore dhe kombëtare.
“Nesër, më 18 Maj, studentët shqiptarë protestojnë në Shkup. Protestojnë për të drejtën më themelore njerëzore dhe kombëtare, për gjuhën shqipe, për gjuhën amtare”, deklaroi ajo.
Ajo e cilësoi të papranueshme që, sipas saj, në vitin 2026 ende duhet të kërkohen të drejta bazike në një shtet anëtar të NATO-s.
“Është e paimagjinueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO, të duhet ende të luftohet për të drejta bazike, për identitet, për dinjitet”, u shpreh Vlora Çitaku.
Ajo shtoi se historikisht ndryshimet e mëdha kanë nisur nga studentët dhe guximi i tyre për të mos heshtur.
“Historikisht, ndryshimet e mëdha dhe përmbysjet kanë nisur nga studentët. Nga guximi i të rinjve për të mos heshtur përballë padrejtësisë”, tha Çitaku.
Në fund të reagimit të saj, ajo theksoi statusin historik të shqiptarëve në rajon.
“Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta. Studentë, jemi me ju”, përfundoi Vlora Çitaku. Gazeta Flaka a
















