Mevlan Ademi: Nesër Shkupi vërshon kuq e zi për gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:26

Mevlan Ademi: Nesër Shkupi vërshon kuq e zi për gjuhën shqipe

Përfaqësuesi i studentëve shqiptarë, Mevlan Ademi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 18 maj në Shkup, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Në një reagim publik, Ademi thekson se protesta nuk ka të bëjë vetëm me provimin e jurisprudencës, por me dinjitetin dhe trajtimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.

“Nesër duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur”, shkroi ai.

Ai shtoi se studentët po reagojnë ndaj përpjekjeve për ta relativizuar gjuhën shqipe.

“Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet”, deklaroi Mevlan Ademi.

Ademi e përshkroi protestën si një akt simbolik për gjuhën e brezave të mëparshëm.

“Nesër protestojmë për gjuhën e gjyshërve tanë! Nesër protestojmë për gjuhën SHQIPE!”, u shpreh ai.

Ai theksoi se në orën 16:30 Shkupi do të mbushet me ngjyrat kuqezi.

“Nesër, në ora 16:30, Shkupi do të vërshojë kuq e zi — ashtu si gjaku dhe shpirti ynë. Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, përfundoi Mevlan Ademi. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?