Mevlan Ademi kërkon lirimin e studentëve të ndaluar në kufi: “Nëse nuk reagojnë, do marshojmë drejt MPB-së”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 14:11

Mevlan Ademi kërkon lirimin e studentëve të ndaluar në kufi: “Nëse nuk reagojnë, do marshojmë drejt MPB-së”

Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi, ka reaguar pas raportimeve për ndalimin e studentëve shqiptarë në pikën kufitare, duke kërkuar nga autoritetet që të lejojnë menjëherë hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij publik, Ademi tha se studentët nga Shqipëria po vijnë në mënyrë paqësore dhe në shenjë solidariteti me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup.

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Ata po vijnë në paqe, në solidaritet dhe në mbështetje të kauzës sonë studentore. Çdo pengesë ndaj tyre është pengesë ndaj të drejtës dhe dinjitetit tonë”, deklaroi Ademi.

Ai kërkoi reagim urgjent nga institucionet kompetente dhe lejimin e hyrjes së studentëve pa vonesa të mëtejshme.

“Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë”, theksoi ai.

Ademi paralajmëroi edhe hapa të tjerë në rast se autoritetet nuk veprojnë shpejt.

“Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, deklaroi organizatori i protestës studentore.

Ndalimi i studentëve që po vinin nga Shqipëria për të mbështetur protestën në Shkup ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe rrjetet sociale. Gazeta Flaka

313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 14:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?