Përfaqësuesit e VLEN-it me afate të ndryshme për kërkesat e studentëve: “2 muaj”, “3 muaj”, “shumë shpejt”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 22:22

Përfaqësuesit e VLEN-it me afate të ndryshme për kërkesat e studentëve: “2 muaj”, “3 muaj”, “shumë shpejt”

Deklaratat e përfaqësuesve të VLEN-it lidhur me zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë nxjerrë në pah dallime në afatet dhe mënyrën e komunikimit me opinionin publik, në kohën kur protestat e studentëve shqiptarë po vazhdojnë në Shkup.

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në një deklaratë për Euronews tha se është arritur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski që çështja e gjuhës shqipe të zgjidhet brenda tre muajve.

“Le të jetë një afat tre mujor, sepse ka procedurë duhet të bëhet propozim ndryshim të ligjit, duhet të kaloi në Qeveri duhet të kaloi në Parlament”, deklaroi Mexhiti.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se zgjidhja mund të vijë më shpejt, duke përmendur një afat prej dy muajsh.

“Besoj se për shumë shpejt, shembull për dy muaj deri sa të vjen tek zgjidhja konkrete”, u shpreh Elezi.

Ndërkohë, Besar Durmishi, pas protestës së studentëve, deklaroi se “shumë shpejt” jo vetëm provimi i jurisprudencës, por edhe provimet tjera profesionale do të zhvillohen në gjuhën shqipe.

“Ju kërkuat që provimi i jurisprudencës të bëhet shqip, ne po i bëjmë shqip të gjitha provimet profesionale”, deklaroi Durmishi.

Edhe zëvendëskryeministri Bekim Sali tha se Qeveria “shumë shpejt” do ta zgjidhë këtë çështje, duke akuzuar BDI-në se për më shumë se dy dekada nuk ka harmonizuar legjislacionin për këtë problem.

Deklaratat me afate të ndryshme – nga “dy muaj”, “tre muaj” deri tek “shumë shpejt” – kanë nxitur reagime në opinion, sidomos në mesin e studentëve protestues, të cilët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale. Gazeta Flaka

335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?