BDI: Milloshovski shpëtoi nga Kodi Penal, sot mban ligjërata për korrupsion – Ja dosja e akuzave ndaj tij

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 00:40

BDI: Milloshovski shpëtoi nga Kodi Penal, sot mban ligjërata për korrupsion – Ja dosja e akuzave ndaj tij

Përderisa Antonio Milloshoski vazhdon të sulmojë publikisht prokurorët dhe të akuzojë për lidhje politike në rastin “Mazut”, nga Bashkimi Demokratik për Integrim rikujtojnë se vetë Milloshoski ka qenë objekt i hetimeve dhe proceseve gjyqësore për keqpërdorim të pozitës dhe ndikim politik, njofton Flaka

Reagimi i BDI-së erdhi pasi Milloshoski dhe deputeti tjetër i VMRO-DPMNE, Mile Lefkov, akuzuan prokurorët Lile Stefanova Kollareviq dhe Islam Abazi se kanë mbrojtur interesa të LSDM-së dhe BDI-së në rastin “Mazut”.

Por nga BDI-ja vlerësojnë se sulmet ndaj prokurorëve përbëjnë presion brutal ndaj drejtësisë dhe tentativë për të frikësuar organet e akuzës, duke e krahasuar retorikën e VMRO-DPMNE-së me praktika autoritare.

Në reagimin e tyre, integristët rikujtojnë se Milloshoski nuk ka kredibilitet moral për të ligjëruar mbi drejtësinë, pasi vetë ai dhe familja e tij janë përmendur në raste të njohura hetimore.

Bëhet fjalë për rastin “I fuqishmi”, të hapur nga ish-Prokuroria Speciale Publike, ku Antonio Milloshoski dhe babai i tij u përmendën në hetime për shitjen e dyshuar të paligjshme të një prone shtetërore në Makedonski Brod.

Sipas aktakuzave të publikuara në atë kohë, babai i Milloshoskit dyshohej se kishte blerë objekt komunal nën çmimin real të tregut, ndërsa vetë Milloshoski akuzohej për ndikim politik dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare për të favorizuar transaksionin.

Nga BDI-ja theksojnë se është paradoksale që figura politike që kanë shpëtuar nga përgjegjësia pas ndryshimeve në Kodin Penal, sot të paraqiten si “prokurorë publikë” dhe të mbajnë ligjërata për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.

Partia shqiptare gjithashtu akuzon VMRO-DPMNE-në për përdorim të retorikës antishqiptare dhe përpjekje për ta politizuar sistemin gjyqësor, duke ushtruar presion publik ndaj prokurorëve që trajtojnë raste sensitive.

Sipas BDI-së, sulmet e vazhdueshme ndaj prokurorit Islam Abazi nuk kanë të bëjnë me drejtësinë, por me tendencën e VMRO-DPMNE-së për të delegjitimuar çdo institucion ku ka shqiptarë në pozita vendimmarrëse.

380
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 00:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
380
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?