“I vunë drynin Komunës” – BDI dhe ASH akuza për mobing në Kërçovë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2026 10:40

“I vunë drynin Komunës” – BDI dhe ASH akuza për mobing në Kërçovë

Komuna e Kërçovës është përfshirë në një përplasje të fortë politike dhe institucionale pasi opozita shqiptare akuzon drejtuesit komunalë për “mobing”, frikësim dhe trajtim degradues të administratës, pas një incidenti më 21 maj ku dera kryesore e institucionit u mbyll gjatë një kontrolli të prezencës së të punësuarve.

Reagimi më i ashpër erdhi nga dega e Bashkimi Demokratik për Integrim në Kërçovë, e cila e cilësoi ngjarjen si “skandal”, duke pretenduar se punëtorët u trajtuan “si të burgosur”, ndërsa qytetarët mbetën jashtë institucionit pa mundur të kryejnë shërbimet e nevojshme.

Sipas reagimit, dera e Komunës së Kërçovës ishte mbyllur fizikisht gjatë evidentimit të prezencës së administratës, gjë që sipas tyre krijoi panik dhe tension si tek të punësuarit ashtu edhe tek qytetarët që ndodheshin aty për shërbime urgjente.

“Punëtorët nuk janë bagëti që numërohen. Punëtorët nuk janë të burgosur që mbahen prapa grilave”, thuhet në reagimin e BDI-së, ku kërkohet hetim nga Inspektorati Shtetëror i Punës, Avokati i Popullit dhe institucionet kompetente për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve në komunë.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe këshilltarja komunale nga Aleanca për Shqiptarët, Syarta Saliu Osmani, e cila akuzoi drejtuesit komunalë për ushtrim presioni psikologjik dhe “mobing institucional” ndaj administratës.

Ajo theksoi se praktikat e presionit, kërcënimeve dhe frikësimit bien ndesh me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe standardet për mbrojtjen e dinjitetit në vendin e punës.

“Nëse mendoni se ngritja e zërit, presioni i vazhdueshëm ndaj punëtorëve dhe kërcënimet janë menaxhim modern, atëherë dikush ju ka dhënë manualin e gabuar të administrimit”, deklaroi Osmani në reagimin e saj publik.

Sipas saj, të gjithë të punësuarit duhet të inkurajohen që të raportojnë çdo formë presioni apo abuzimi institucional, duke kërkuar trajtim serioz dhe konfidencial të rasteve të mundshme të mobingut.

Ngjarja ka hapur debat më të gjerë mbi mënyrën e funksionimit të administratës komunale në Kërçovë dhe raportin mes menaxhimit institucional dhe respektimit të të drejtave të punëtorëve. Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga kryetari i Komunës së Kërçovës lidhur me akuzat e ngritura nga opozita shqiptare. Gazeta Flaka

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2026 10:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?