Nikolla Gruevski me shtetësi hungareze, a mbyllet kapitulli i ekstradimit?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 17:52 Përditësuar

Nikolla Gruevski me shtetësi hungareze, a mbyllet kapitulli i ekstradimit?

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili jeton në Budapest që nga viti 2018, dyshohet se ka marrë shtetësinë hungareze në vitin 2022, raportoi portali investigativ “VSquare”, duke iu referuar burimeve brenda qeverisë hungareze.

Sipas të njëjtave burime, Gruevski vazhdon të qëndrojë në Hungari, gjë që, sipas raportit, i zvogëlon ndjeshëm mundësitë për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Portali thekson se shtetësia thuhet se i është dhënë në bazë të “interesit kombëtar të Hungarisë”, duke i ofruar një mbrojtje juridike më të fortë sesa statusi i azilit politik që mori pas arratisjes së tij, nën qeverinë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Sipas “VSquare”, ndryshe nga azili politik – i cili mund të revokohet – heqja e shtetësisë është një procedurë shumë më e ndërlikuar ligjërisht dhe do të kërkonte prova se ajo është fituar përmes mashtrimit ose korrupsionit. Një proces i tillë potencialisht do të hapte edhe çështje për rolin e zyrtarëve të lartë të qeverisë hungareze të asaj kohe.

Çështja është rikthyer në fokus pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari dhe deklaratave të liderit opozitar Peter Magyar, i cili ka paralajmëruar se vendi nuk duhet të shërbejë si strehë për persona të akuzuar për vepra penale. Pas këtyre mesazheve, disa figura politike që kishin përfituar azil në Hungari thuhet se janë larguar nga vendi.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në nëntor të vitit 2018, pak para nisjes së vuajtjes së dënimit prej dy vitesh burg në rastin “Tanku”, që kishte të bënte me blerjen e një automjeti luksoz “Mercedes”, me vlerë rreth 600 mijë euro.

82
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 17:52 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
82
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?