Skandaloze: Sllovenia kthen mbrapsht “mjekët” me diploma të Shtipit për shkak të paaftësisë ekstreme

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 23:04

Skandaloze: Sllovenia kthen mbrapsht “mjekët” me diploma të Shtipit për shkak të paaftësisë ekstreme

Sllovenia ka filluar të kthejë mbrapsht personat e diplomuar për mjekësi në Universitetin “Goce Delçev” të Shtipit, duke alarmuar për paaftësi të skajshme profesionale të këtij kuadri.

Lajmin e ka shpërndarë profesori Dejan Trajkovski një intervistë të realizuar nga portali “Za se” me gazetaren Mende Toçi, ku flet specialisti anesteziolog, Ivan Kostadinov nga Koçani, i cili për shkak të korrupsionit, nepotizmit dhe pamundësisë për t’u punësuar me vendim të rregullt pune në Maqedoni, është shpërngulur në Lubjanë të Sllovenisë.

Kostadinov zbulon informacione tronditëse se si një drejtor i spitalit të Koçanit ka marrë ryshfet për punësimin e mjekëve, për profilin e mjekëve që kryejnë universitetin e Shtipit, si dhe për faktin se sa larg standardeve evropiane ndodhet shëndetësia maqedonase, transmeton INA.

Sipas informacioneve të shpërndara, autoritetet sllovene i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut për të tërhequr vërejtjen mbi cilësinë e dobët që prodhon ky fakultet i mjekësisë, mirëpo nga pala maqedonase nuk ka pasur asnjë reagim.

“Ata që do të na i kthejnë, më pas do të punësohen nëpër spitalet tona dhe do të mund të demonstrojnë vetëm arrogancë, pasi njohuri as që kanë. Për herë të parë kanë parë pacient të gjallë pasi kanë diplomuar dhe janë punësuar! Ajo marrezi nga fakultet duhet të mbyllet urgjentisht që të mos shkaktojë më dëme. Por, çfarë do të bëjmë me atë kuadër skarco që kanë prodhuar deri më tani? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë arsimore dhe shëndetësore?” – shkruan profesori Trajkovski, duke bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të kësaj çështjeje nëse dëshirohet rritja reale e cilësisë në arsim.

17

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 23:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
17

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut