Një ditë para skadimit të masave ekonomike të vendosura nga Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi stabilizim të çmimeve të derivateve dhe ulje të çmimit të dizelit për rreth 6.5 denarë për litër. Ai bëri të ditur se nesër do të mbahet një seancë online e Qeverisë, ku priten vendime të reja lidhur me politikën e çmimeve të karburanteve.
Sipas Mickoskit, vendi do të vazhdojë të ketë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve deri më tani. Ai sqaroi se norma preferenciale e TVSH-së për benzinën, e cila aktualisht është 10 për qind, do të rikthehet në 18 për qind, ndërsa ulja e akcizës prej dy denarësh për litër për dizelin dhe benzinën pa plumb 95 dhe 98 oktanë do të mbetet në fuqi.
“Mesatarja në gjysmën e dytë të majit për naftën dhe benzinën pa plumb sillej ndërmjet 1.000 dhe 1.200 dollarëve për fuçi”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se negociatat me kompaninë “Oktan” për zbritje shtesë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
30 Maj, 2026 18:21
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.