Trotinetët elektrikë po shtohen, bashkë me ta edhe përgjegjësitë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 15:58

Trotinetët elektrikë po shtohen, bashkë me ta edhe përgjegjësitë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) kanë nisur një fushatë të përbashkët për rritjen e sigurisë së përdoruesve të trotinetëve elektrikë, në kohën kur shqetësimet për aksidentet rrugore po shtohen në vend.

Përmes një video spoti edukativ, institucionet informojnë qytetarët për detyrimet ligjore dhe rekomandimet për vozitje të sigurt, ndërsa në material përfshihen edhe dëshmi nga persona të përfshirë në aksidente, si dhe vlerësime mjekësore për pasojat që mund të shkaktojnë lëndimet në komunikacion.

“Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave në komunikacion dhe përdorimin e sigurt të trotinetëve elektrikë”, thuhet në njoftimin e institucioneve.

Fushata vjen vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik në fshatin Çerkez të Kumanovës, ku humbi jetën një futbollist 13-vjeçar pasi u godit nga një veturë teksa po lëvizte me trotinet elektrik. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i mituri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ngjarja ka rikthyer sërish në fokus shqetësimet për sigurinë rrugore, veçanërisht pas tragjedisë së fundit në qarkoren e Shkupit, ku vetëm pak ditë më parë humbën jetën katër persona, duke nxitur reagime të shumta për gjendjen e sigurisë në komunikacion. Gazeta Flaka

103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2026 15:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
103
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?