Pas Tiranës, protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup organizohet edhe në Prishtinë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2026 18:21

Pas Tiranës, protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup organizohet edhe në Prishtinë

Studentët e Kosovës kanë njoftuar se më 5 qershor do të organizojnë një protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.

Protesta do të nisë në ora 14:00 dhe ka për qëllim të shprehë mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Organizatorët thonë se gjuha shqipe është një e drejtë e garantuar dhe duhet të përdoret në të gjitha institucionet dhe procedurat shtetërore. Ata theksojnë se protesta do të jetë paqësore dhe synon të dërgojë një mesazh solidariteti me studentët shqiptarë.

Përmes një thirrjeje publike, ata kanë ftuar studentët, organizatat studentore, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës.

Kjo protestë vjen pas protestës studentore të mbajtue edhe në Tiranë nga studentët atje në përkrahje të kolegëvet të tyre në Maqedoni të Veriut.

Ndërkohë dje Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se ende nuk e ka shqyrtuar propozimin e grupit punues për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke shtuar se në fillim të javës së ardhshme do i prezantohet i njëjti.

Ndërkohë, grupi i punës i përbërë nga ekspertë kushtetues tashmë ia ka dorëzuar Qeverisë propozim-zgjidhjen për këtë çështje. Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, bëri të ditur se propozimi parasheh që pjesa teorike e provimit të jurisprudencës të mund të jepet në gjuhën shqipe, me kërkesë të kandidatit.

Sipas tij, pjesa praktike e provimit do të vazhdojë të zhvillohet në gjuhën maqedonase, pasi lëndët dhe materialet që përdoren në gjykata janë vetëm në këtë gjuhë.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën bëri bujë nga janari i këtij viti, pasi rreth 400 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Kjo iniciativë morri përkrahje të gjërë nga brenda dhe jashtë shtetit dhe kulmoi me dy protesta të mëdha në Shkup, një në Tiranë dhe tani më edhe në Prishtinë.

253
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2026 18:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
253
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?