Universiteti i Tetovës zgjedh sot rektorin e ri, sondazhi online i Flaka nxjerr favorit Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2026 13:10

Universiteti i Tetovës zgjedh sot rektorin e ri, sondazhi online i Flaka nxjerr favorit Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin

Universiteti i Tetovës sot mban procesin zgjedhor për përzgjedhjen e rektorit të ri, ku në garë për mandatin e ardhshëm janë tre profesorë universitarë: rektori aktual, profesori Jusuf Zejneli, si dhe profesorët Fehari Ramadani dhe Kushtrim Ahmeti.

Sipas sondazhit online të realizuar nga Flaka, kandidati që ka marrë mbështetjen më të madhe të pjesëmarrësve është Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili ka siguruar 188 vota apo 69 për qind të votave totale. Pas tij renditet Prof. Dr. Fehari Ramadani me 44 vota ose 16 për qind, ndërsa rektori aktual Prof. Dr. Jusuf Zejneli ka marrë 39 vota apo 14 për qind.

“Sipas rezultateve të sondazhit online të realizuar nga Flaka, shumica e pjesëmarrësve kanë shprehur mbështetje për Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin, duke e pozicionuar atë si favorit të publikut pjesëmarrës në këtë anketim,” thuhet në përmbledhjen e rezultateve.

Sondazhi është realizuar përmes aplikacionit të mirënjohur Poll Maker, i cili karakterizohet nga një proces i automatizuar votimi, duke minimizuar në maksimum ndërhyrjen njerëzore dhe duke garantuar korrektësi gjatë gjithë procesit.

Procesi i votimit ka zgjatur shtatë ditë, ndërsa pjesëmarrja është realizuar përmes platformës elektronike Flaka.com.mk. Po ashtu, është aplikuar rregulli që lejon vetëm një votë për IP adresë brenda 24 orëve, me qëllim parandalimin e manipulimeve dhe rritjen e besueshmërisë së rezultateve.

Megjithatë, rezultatet e këtij sondazhi nuk përfaqësojnë procesin zyrtar zgjedhor në universitet, por pasqyrojnë vetëm preferencat e pjesëmarrësve në anketimin online.

Konkursi për zgjedhjen e rektorit të ri ishte shpallur më 4 maj dhe ishte i hapur deri më 13 maj. Kandidatët duhej të plotësonin dy kushte themelore: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të mbajnë titullin profesor i rregullt (ordinar).

Pas përfundimit të procesit të votimit brenda universitetit, njëri nga tre kandidatët pritet të marrë drejtimin e Universitetit të Tetovës për mandatin e ardhshëm. Gazeta Flaka

8
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2026 13:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?