Kovaçevski mbron “propozimin francez”: Nuk rrezikon identitetin maqedonas, është zgjidhje e mirë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 10:15

Kovaçevski mbron “propozimin francez”: Nuk rrezikon identitetin maqedonas, është zgjidhje e mirë

Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka dalë në mbrojtje të të ashtuquajturit “propozim francez”, duke e cilësuar atë si një zgjidhje të ekuilibruar që, sipas tij, nuk cenon identitetin maqedonas dhe mbetet rruga më e mirë për procesin eurointegrues.

Në paraqitjen e tij në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, Kovaçevski tha se askush nuk mund ta ndryshojë mënyrën se si maqedonasit e shohin historinë e tyre dhe se identiteti kombëtar nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Nuk besoj se duhet të heqim dorë nga asgjë nga historia jonë. Duhet t’i përmbahemi qëndrimeve tona historike. Askush nuk mund ta prekë identitetin tonë, sepse ky është identiteti ynë. Askush nuk mund të na ndalojë të jemi maqedonas”, deklaroi ai.

Sipas tij, negociatat me Bullgarinë u bllokuan për shkak të mosnjohjes së gjuhës maqedonase, ndërsa më pas fokusi u zhvendos te çështjet e pakicave dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Korniza negociuese përfshin maqedonishten. Marrëveshja me Frontex u nënshkrua në gjuhën maqedonase”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se modeli i trajtimit të pakicave në vend është ndër më të avancuarit, duke deklaruar se nëse ekziston një shembull më i mirë në botë për zgjidhjen e këtyre çështjeve, ai është i gatshëm “t’ia heqë kapelen”.

Në fund, Kovaçevski përsëriti qëndrimin e tij se “propozimi francez” mbetet një zgjidhje e mirë dhe e balancuar për tejkalimin e kontestit dhe vazhdimin e procesit drejt Bashkimit Evropian. Gazeta Flaka

19

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 10:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut