Franca dhe Gjermania me plan të ri për Ballkanin Perëndimor: Integrim gradual para anëtarësimit në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 12:18

Franca dhe Gjermania me plan të ri për Ballkanin Perëndimor: Integrim gradual para anëtarësimit në BE

Në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë dalë me një propozim të ri për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit, përmes një dokumenti joformal diplomatik, të njohur si non-paper, i cili parasheh integrim gradual të vendeve kandidate në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, synon t’i japë një impuls të ri politik procesit të zgjerimit, duke e bërë atë më fleksibil dhe më të orientuar drejt rezultateve konkrete të reformave.

Sipas propozimit, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia do të mund të përfitojnë gradualisht qasje më të madhe në politikat dhe institucionet e BE-së edhe para anëtarësimit të plotë, duke ruajtur parimin se progresi varet nga rezultatet në reforma.

Non-paper është dokument joformal që përdoret në diplomacinë evropiane për të testuar ide të reja ose për të propozuar zgjidhje pa krijuar obligime formale për palët që e paraqesin.

Dokumenti propozon një qasje të re që synon thjeshtimin e procesit aktual të negociatave, zvogëlimin e pengesave procedurale dhe hapjen më të shpejtë të kapitujve negociues, kur për këtë ekzistojnë rekomandime nga Komisioni Evropian.

Autorët theksojnë se ky model nuk paraqet alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një instrument për ta bërë procesin më të prekshëm për qytetarët e vendeve kandidate përmes përfitimeve konkrete që para pranimit formal në BE.

Ndër mekanizmat e propozuar përfshihen qasja më e privilegjuar në tregun e përbashkët evropian, pjesëmarrja graduale e përfaqësuesve të vendeve kandidate në institucione të caktuara evropiane me status vëzhguesi, si dhe krijimi i një strategjie të posaçme paraanëtarësuese.

Në dokument theksohet se këto mekanizma do të varen nga progresi në reforma dhe do të jenë të kthyeshme në rast të regresit në sundimin e ligjit ose shmangies nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Samiti BE–Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tivat të Malit të Zi, mbledh liderët evropianë dhe ata të rajonit për të diskutuar të ardhmen e zgjerimit, integrimin gradual dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Takimi kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, me nikoqir presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, ndërsa pjesëmerr edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gazeta Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 12:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?