Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar sot në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Pas ushtrimit të së drejtës së votës, Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre politike.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur për me dalë me votu, me votu sipas bindjeve të tyre politike, në mënyrë të lirë, të qetë dhe demokratike”, deklaroi ai.
Hamza theksoi se dita e zgjedhjeve është e rëndësishme për përcaktimin e drejtimit të vendit në vitet e ardhshme.
“Sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, u shpreh ai pas votimit në Mitrovicë. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Linda Limani
7 Qershor, 2026 10:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.