Lumir Abdixhiku pas votimit: Kosova po zhvillon zgjedhje demokratike dhe të rregullta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të sotme në Kosovë.
Abdixhiku votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku u pa duke marrë pjesë në procesin zgjedhor së bashku me qytetarët e tjerë.
Pas votimit, ai vlerësoi mbarëvajtjen e procesit, duke theksuar se Kosova po zhvillon zgjedhje demokratike dhe sipas standardeve.
“Fatmirësisht, Kosova organizon zgjedhje të mira dhe të mbara demokratike. Sot presim në këtë ditë të mirë e të bukur edhe zgjedhje të mira demokratike. Deshta, në emër të LDK-së, t’i falënderoj të gjithë komisionerët e të gjitha partive, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në mbarëvajtjen e këtij procesi. Të uroj Prokurorinë e Kosovës që siguron që ky proces të jetë i drejtë dhe i mbarë, Policinë e Kosovës dhe natyrisht anëtarët e KQZ-së, si dhe ju mediat që keni nisur ditën që nga mëngjesi herët dhe po punoni deri në fund të saj për t’i informuar qytetarët. Është ditë feste, ditë gëzimi për Kosovën. Janë të gjitha kushtet që Kosova të vendosë fatin e saj për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku pas votimit. Gazeta Flaka / Linda Limani – Prishtinë
















