98,08% e votave të numëruara: Kanë mbetur edhe 48 kuti pa u procesuar, opozita më shumë vota

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Qershor, 2026 22:49

98,08% e votave të numëruara: Kanë mbetur edhe 48 kuti pa u procesuar, opozita më shumë vota

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po hyn në fazën finale, ndërsa sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, tashmë janë numëruar 98,08% e votave, ndërsa kanë mbetur pa u procesuar edhe 48 kuti votimi nga gjithsej 2.498.

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbajë vendin e parë me 43,04% të votave, respektivisht 295.553 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,11% ose 144.974 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17,68%, përkatësisht 121.422 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri tani ka marrë 7,21% të votave, apo 49.520 vota.

Nëse llogariten së bashku, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar gjithsej 315.916 vota, që është 20.363 vota më shumë se rezultati individual i Vetëvendosjes.

Me vetëm 48 kuti të mbetura për numërim, rezultatet po afrohen drejt pasqyrës përfundimtare, megjithëse KQZ pritet të përpunojë edhe kategoritë e tjera të votave pas mbylljes së këtij procesi. Gazeta Flaka

62
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Qershor, 2026 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
62
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?