98,28% e votave të numëruara: Vetëvendosje 295.891 – PDK, LDK dhe AAK 316.228 vota
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po shkon drejt përfundimit, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ, deri tani janë numëruar 2.455 kuti votimi nga gjithsej 2.498, ose 98,28% e totalit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbajë pozitën e parë me 43,06% të votave, duke grumbulluar 295.891 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,12% ose 145.136 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17,68%, përkatësisht 121.529 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri tani ka siguruar 7,21% të votave, apo 49.563 vota.
Në total, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar 316.228 vota së bashku, duke kaluar rezultatin individual të Vetëvendosjes për 20.337 vota.
Me vetëm 43 kuti votimi të mbetura pa u numëruar, rezultatet po marrin formën përfundimtare, ndërsa mbetet të përpunohen edhe kategoritë e tjera të votave në procesin zgjedhor. Gazeta Flaka
















