98,84% e votave të numëruara, kanë mbetur edhe 29 kuti pa u procesuar – Vetëvendosje 43,04% e votave
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po shkon drejt fundit, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ, deri tani janë numëruar 2.469 kuti votimi nga gjithsej 2.498, ose 98,84% e totalit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbetet forca e parë politike me 43,04% të votave, duke grumbulluar 296.874 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,10% ose 145.513 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17,67%, përkatësisht 121.877 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri tani ka marrë 7,20% të votave, apo 49.652 vota.
Në total, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar 317.042 vota së bashku, duke kaluar rezultatin individual të Vetëvendosjes për 20.168 vota.
Pas numërimit të 2.469 kutive, kanë mbetur edhe 29 kuti votimi pa u procesuar, ndërsa rezultatet preliminare po marrin formën e tyre pothuajse përfundimtare. Gazeta Flaka
















