99,12% e votave të numëruara: Vetëvendosje mbetet e para, kanë mbetur edhe 22 kuti pa u procesuar
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po hyn në momentet e fundit, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ, deri tani janë numëruar 2.476 kuti votimi nga gjithsej 2.498, ose 99,12% e totalit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbajë vendin e parë me 42,94% të votave, duke grumbulluar 296.930 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,05% ose 145.527 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17,63%, përkatësisht 121.888 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri tani ka marrë 7,18% të votave, apo 49.665 vota.
Në total, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar 317.080 vota së bashku, duke kaluar rezultatin individual të Vetëvendosjes për 20.150 vota.
Pas numërimit të 2.476 kutive, kanë mbetur edhe 22 kuti votimi pa u procesuar, ndërsa rezultatet preliminare po afrohen drejt pasqyrës përfundimtare të procesit zgjedhor. Burimi: KQZ. Gazeta Flaka
















