Nuhiu merr drejtimin e “Parkingjeve dhe Gjelbërimit” në Gostivar – Prioritet më shumë hapësira të gjelbra

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2026 10:04

Nuhiu merr drejtimin e “Parkingjeve dhe Gjelbërimit” në Gostivar – Prioritet më shumë hapësira të gjelbra

Bejtulla Nuhiu është zgjedhur ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet dhe Gjelbërimi” në Gostivar, si kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në kuadër të bashkëqeverisjes me Aleancën për Shqiptarët.

Në një prononcim për Gazetën Flaka, Nuhiu tha se fokusi i tij kryesor në drejtimin e ndërmarrjes do të jetë përmirësimi i menaxhimit të parkingjeve publike dhe rritja e kujdesit për hapësirat e gjelbra.

“Prioriteti ynë do të jetë rritja e rregullsisë në parkingjet zonale, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, si dhe shtimi i kapaciteteve për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra brenda dhe jashtë qytetit”, deklaroi Nuhiu.

Ai theksoi se ndërmarrja do të angazhohet për rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e një ambienti më të pastër dhe më funksional për qytetarët e Gostivarit.

Kush është Bejtulla Nuhiu?

Bejtulla Nuhiu ka lindur më 1 maj 1982 në Gostivar. Është i diplomuar në Biznes dhe Administrim – drejtimi Marketing në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Karrierën profesionale e ka nisur si mësimdhënës i gjuhës angleze në SHF “Përparimi” në Çegran. Më pas ka punuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, ndërsa nga viti 2011 deri në vitin 2021 ka qenë këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë në Sektorin për Lëndë të Para Minerale.

Nga viti 2021 deri në mars 2025 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit profesional për buxhetim, planifikim dhe analiza në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga prilli i vitit 2025 ka punuar si kontrollor i kontributeve në Njësinë Rajonale të Fondit në Gostivar.

Nuhiu njihet për përvojën e tij shumëvjeçare në administratën publike, në fushën e financave, planifikimit dhe menaxhimit administrativ.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet dhe Gjelbërimi” është përgjegjëse për menaxhimin e parkingjeve publike në territorin e Gostivarit, organizimin dhe kontrollin e parkimit zonal, si dhe për mirëmbajtjen e parqeve, sipërfaqeve të gjelbra, drunjve dhe inventarit urban. Duke pasur parasysh këto përgjegjësi, prioritetet e paralajmëruara nga Bejtulla Nuhiu për vendosjen e më shumë rregulli në parkingjet zonale dhe forcimin e kapaciteteve për mirëmbajtjen e gjelbërimit pritet të jenë në fokus të punës së ndërmarrjes në periudhën e ardhshme. Gazeta Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2026 10:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?