Zëri i studentëve shqiptarë mbërrin në Bruksel – Kërkohet më shumë vëmendje për të drejtat e shqiptarëve
Përfaqësuesit e studentëve shqiptarë, Mevlan Ademi dhe Çlirim Iseni, gjatë një vizite në Bruksel zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve evropiane, ku diskutuan për sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ademit, në takimin me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), u theksua se Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin fokus dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu si ndaj komuniteteve të tjera në rajon.

Ai nënvizoi se shqiptarët janë faktor shtetformues në vend dhe se BE-ja, si bashkëgarantuese e Marrëveshjes së Ohrit, ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e respektimit të standardeve të barabarta për të gjithë qytetarët.
Ademi gjithashtu falënderoi ambasadorët David Geer Rokas dhe Michalis Rokas Gonzato për mbështetjen ndaj proceseve demokratike dhe integruese, si dhe për kontributin në organizimin e vizitës në Bruksel.
Sipas tij, dialogu, respekti dhe standardet evropiane mbeten rruga më e sigurt drejt një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më demokratike për të gjithë qytetarët. Gazeta Flaka
















