Zbulohet protestuesi tetovar që doli kundër Ramës? Gazetari Ademi: Është këshilltari i VLEN-it, Muhamed Selimi

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 10:41

Zbulohet protestuesi tetovar që doli kundër Ramës? Gazetari Ademi: Është këshilltari i VLEN-it, Muhamed Selimi

Gazetari Nevrij Ademi ka publikuar të dhëna sipas të cilave një nga protestuesit kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Zhelinë është Muhamed Selimi, këshilltar i VLEN-it në Komunën e Zhelinës.

Zhvillimi vjen pak ditë pasi Rama deklaroi se “forca nga Kosova dhe Tetova hedhin gurët dhe fshehin dorën”, një deklaratë që në opinion u interpretua si referencë ndaj sulmeve dhe kritikave që vijnë nga qarqe të caktuara politike jashtë Shqipërisë.

Lidhur me këtë debat ka reaguar analisti Sefer Selimi, i cili ka vlerësuar se deklarata e Ramës nuk kishte të bënte me qytetarët e Tetovës apo Kosovës, por me rrjetet e dezinformimit dhe propagandës që, sipas tij, veprojnë për interesa të caktuara politike.

“Referenca që bën Kryeministri Rama lidhet me sulmet hibride të dezinformimit, të cilat prodhohen, kurohen dhe shpërndahen edhe nga këto qendra propagandistike të vendosura në Tetovë dhe Kosovë për të manipuluar qytetarët e Shqipërisë. E di shumë mirë Edi”, ka shkruar Selimi.

Ai ka kritikuar ashpër edhe mbrojtësit e disa zgjidhjeve ligjore, duke veçuar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe propozimet që prekin zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, profesori si bashkautor dhe mbrojtës publik i tij po legjitimon diskriminimin. Ndërsa me propozimin gjysmak për provimin e jurisprudencës po degradon dhe zhvlerëson Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke e futur gjuhën shqipe në një labirint interpretimesh arbitrare e burokratike”, shkruan ai.

Sipas Selimit, përpjekjet për ta paraqitur debatin si sulm ndaj Tetovës dhe Kosovës synojnë të shmangin diskutimin për përgjegjësitë reale politike.

Në debat është përfshirë edhe ambasadori Denion Meidani, i cili ka reaguar me një mesazh kritik ndaj atyre që, sipas tij, paraqiten si viktima sa herë përballen me kritika publike.

“Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë. Disa kanë një talent të veçantë: sa herë flitet për individë që, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë axhendave të caktuara, vetëofrohen menjëherë si të akuzuar”, ka shkruar Meidani.

Ai shton se disa prej figurave që reagojnë sot kanë qenë “arkitektë, draftues apo promotorë politikë të interpretimeve të shtrembëruara dhe zgjidhjeve gjysmake” që, sipas tij, kanë dobësuar të drejtat që pretendojnë se i mbrojnë.

“Para se të flasin për komplote dhe teori të mëdha, ndoshta duhet të flasin pak për bilancin e tyre. Jo çdo kritikë është sulm. Jo çdo vetëviktimizim është argument. Jo çdo titull është kontribut”, përfundon reagimin e tij ambasadori Meidani.

Debati u intensifikua pas deklaratës së Ramës se “forca nga Kosova dhe Tetova hedhin gurët dhe fshehin dorën”, ndërsa identifikimi i protestuesve në Zhelinë dhe interpretimet rreth kësaj deklarate vazhdojnë të prodhojnë reagime në opinionin publik dhe politik shqiptar. Gazeta Flaka

122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 10:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?