Lamtumirë Nexho: Debreshi vajton humbjen e një veprimtari të përkushtuar

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2026 20:41

Lamtumirë Nexho: Debreshi vajton humbjen e një veprimtari të përkushtuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Debresh të Gostivarit. Në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë Nexhmedin Memedi, një figurë e njohur dhe e respektuar e komunitetit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Flaka, Memedi është gjetur pa shenja jete në rezervuarin e ujit të fshatit Debresh. Ai kishte shkuar atje për të lëshuar ujin për nevojat e fshatit. Rrethanat e vdekjes ende nuk janë sqaruar plotësisht, ndërsa për momentin dihet se ai është gjetur i pajetë në rezervuarin e vjetër të ujit të fshatit.

Nexhmedin Memedi njihej si një aktivist i përkushtuar qytetar dhe dashamir i madh i vendlindjes së tij. Për vite me radhë ai shërbeu si kryetar i Bashkësisë Lokale të Debreshit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e fshatit dhe në përmirësimin e jetës së banorëve.

Ai ishte gjithashtu luftëtar i UÇK-së, duke lënë gjurmë me angazhimin dhe sakrificën e tij për çështjen kombëtare.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga shoqata, aktivistë dhe qytetarë.

“Nexha ishte një njeri me zemër të madhe, i fortë në karakter, plot vullnet dhe frymëzim për të gjithë ne. Edhe pse në moshë, energjia, buzëqeshja dhe dashuria e tij për çiklizmin ishin shembull për çdo anëtar të shoqatës sonë. Rrugët që përshkuam së bashku do të mbajnë gjithmonë gjurmët e përkushtimit, forcës dhe shpirtit të tij të pathyeshëm”, thuhet në mesazhin e Shoqatës së Ciklistëve, e cila shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit.

Edhe Shoqata “Debreshi” reagoi pas tragjedisë, duke shkruar: “Me zemër e shpirt jemi të prekur nga kjo tragjedi. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Nexho!”

Në një mesazh prekës, Forumi Rinor i Debreshit (FRD) kujtoi thjeshtësinë dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në çdo aktivitet të fshatit.

“Sa herë që dëshironim të realizonim ndonjë aktivitet në fshat, me buzëqeshjen dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, na thoshte: ‘Nëse ju del mirë, thuni FRD e ka bo; nëse ju del keq, thuni Nexha e ka bo!’ Këto fjalë sot na tingëllojnë më ndryshe, sepse Debreshi ka humbur një njeri të veçantë”, thuhet në reagimin e FRD-së.

Ata e përshkruan Memedin si një njeri që ishte gjithmonë i gatshëm të jepte kontribut për të mirën e fshatit, një dashamir të sportit dhe një mbështetës të aktiviteteve rinore e shoqërore.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, bashkëfshatarët dhe gjithë komunitetin e Debreshit.

Redaksia e Flakës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Memedi, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nexhmedin Memedin. Gazeta Flaka

122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2026 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?