Dobërdolli me rrugë të re, Isen Shabani: Investim në shërbim të qytetarëve

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2026 23:17

Dobërdolli me rrugë të re, Isen Shabani: Investim në shërbim të qytetarëve

Komuna e Vrapçishtit ka përfunduar një tjetër projekt infrastrukturor në Dobërdoll. Bëhet fjalë për rikonstruimin e rrugës “Brahim Aga”, e cila tashmë është vënë në funksion me kushte të përmirësuara për qarkullim dhe lëvizje më të sigurt për banorët, raporton Gazeta Flaka.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, tha se ky investim është realizuar me qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.

Një tjetër investim i realizuar në shërbim të qytetarëve. Rruga ‘Brahim Aga’ në Dobërdoll tashmë ka marrë një pamje të re, duke sjellë kushte më të mira për qarkullim dhe një infrastrukturë më cilësore për banorët”, u shpreh Shabani.

Ai uroi banorët për përfundimin e projektit, duke theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Ta gëzoni rrugën e re dhe le t’ju shërbejë për shumë vite me mbarësi!”, theksoi kryetari i komunës.

Banorët e zonës pritet të përfitojnë nga përmirësimi i kushteve të lëvizjes, ndërsa projekti është pjesë e investimeve të vazhdueshme të Komunës së Vrapçishtit në infrastrukturën lokale. Gazeta Flaka

122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 15 Qershor, 2026 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?