Bllokohen 23 tonëve mish pule nga Brazili, shkak mosrespektimi i vendimit për gripin e shpendëve

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:49

Bllokohen 23 tonëve mish pule nga Brazili, shkak mosrespektimi i vendimit për gripin e shpendëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka penguar importin e një ngarkese prej 23.685 kilogramësh mish pule të ngrirë me origjinë nga Brazili, për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për mbrojtje nga gripi i shpendëve shumë patogjen.

Sipas AUV-së, ngarkesa është refuzuar pasi produkti ishte prodhuar në janar 2025, ndërsa sipas vendimit në fuqi ndalohet importi i dërgesave të kafshëve të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para 1 gushtit 2025, si masë parandaluese për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjes në vend.

Institucioni njofton se veterinerët zyrtarë në pikën kufitare kanë vepruar në përputhje me rregullat dhe kanë kthyer ngarkesën në vendin e origjinës.

AUV rikujton se kjo nuk është hera e parë që merren masa të tilla, duke theksuar se në dhjetor 2025 është kthyer edhe një ngarkesë tjetër prej mbi 26 tonësh kofshë pule nga Brazili për të njëjtën arsye.

Si institucion përgjegjës për sigurinë ushqimore, AUV u ka bërë thirrje të gjithë importuesve që të respektojnë legjislacionin dhe standardet në fuqi, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet kryesor.

Ushqimet më shtrenjtë pë 5.8% – Paga më të larta, por shporta shtrenjtohet

Shtrenjtimi i vazhdueshëm i produkteve bazë dhe shërbimeve po vazhdon të ushtrojë presion mbi standardin jetësor të qytetarëve. Edhe pse gjatë muajve të fundit janë regjistruar rritje të pagave, çmimet po vazhdojnë të lëvizin në kahun e kundërt, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e fuqisë blerëse, veçanërisht për familjet që pjesën më të madhe të të ardhurave e shpenzojnë për ushqim, transport dhe shpenzime të domosdoshme. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në muajin maj 2026 ka arritur në 0.6 për qind krahasuar me prillin.

Në krahasim me majin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është rritur për 4.8 për qind, ndërsa gjatë pesë muajve të parë të vitit rritja mesatare arrin në 4.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Rritjen mujore të inflacionit e kanë nxitur kryesisht transporti dhe ushqimet. Vetëm gjatë muajit maj, kostot e transportit janë rritur për 1.6 për qind, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike për 1 për qind. Rritje të njëjtë kanë shënuar edhe veshjet dhe këpucët, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura janë shtrenjtuar për 0.9 për qind.

Nëse krahasohen të dhënat me majin e vitit të kaluar, transporti rezulton të jetë kategoria me rritjen më të madhe të kostos së jetesës. Çmimet në këtë grup janë 11 për qind më të larta se një vit më parë, një ritëm dukshëm më i lartë se inflacioni mesatar prej 4.8 për qind. Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 9.3 për qind në nivel vjetor. Më pas rekreacioni, sporti dhe kultura me 5.5 për qind, restorantet dhe shërbimet e akomodimit me pesë për qind, si dhe shërbimet arsimore me 4.6 për qind.

Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat kanë ndikimin më të madh në buxhetin familjar, janë shtrenjtuar për 4.7 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Akoma më domethënëse është rritja mesatare prej 5.8 për qind gjatë periudhës janar-maj 2026 në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, çka tregon se presioni mbi shportën konsumatore ka qenë i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit. Ndërsa, kostot e banimit, energjisë elektrike, ujit dhe lëndëve djegëse kanë shënuar rritje vjetore prej 2.9 për qind, ndërsa mobiljet dhe pajisjet shtëpiake janë shtrenjtuar për 4.6 për qind.

Përveç kostos së jetesës, rritje më të lartë ka regjistruar edhe indeksi i çmimeve me pakicë. Sipas statistikave, në maj 2026 çmimet me pakicë janë rritur për 0.8 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe për 5.6 për qind krahasuar me majin e vitit 2025. Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë pasur produktet bujqësore, të cilat vetëm në një muaj janë shtrenjtuar për 4.4 për qind. Në nivel vjetor, çmimet e tyre janë 6.7 për qind më të larta se një vit më parë. Rritje mujore është regjistruar edhe te produktet ushqimore, me 1.3 për qind, ndërsa në krahasim me majin e vitit të kaluar ato janë më të shtrenjta për 4.2 për qind. Produktet industriale kanë shënuar rritje vjetore prej 5.3 për qind, ndërsa produktet industriale joushqimore dhe duhani janë shtrenjtuar për 6.4 për qind.

Veçanërisht bie në sy rritja e çmimeve të shërbimeve, të cilat në nivel vjetor janë gjashtë për qind më të larta se vitin e kaluar. Kjo tregon se vala e shtrenjtimit nuk po prek vetëm mallrat e konsumit, por gjithnjë e më shumë edhe sektorin e shërbimeve. Ndryshe, megjithëse norma mujore e inflacionit prej 0.6 për qind mund të duket relativisht e ulët, ritmi i vazhdueshëm i rritjes së çmimeve të ushqimeve, transportit dhe shërbimeve bazë tregon se presioni mbi standardin jetësor të qytetarëve mbetet i lartë. Për shumë familje, veçanërisht ato me të ardhura më të ulëta, shtrenjtimet e njëpasnjëshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përballimin e kostove të përditshme të jetesës, njoftoi Gazeta Koha. Gazeta Flaka

4
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
4
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?