Verë përvëluese në Maqedoni, temperatura deri në +3°C mbi mesatare
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se vera pritet të jetë më e ngrohtë dhe më e thatë se mesatarja shumëvjeçare, si në nivel global ashtu edhe në rajonin e Evropës Juglindore.
Sipas analizave klimatike, temperaturat gjatë verës mund të arrijnë vlera dukshëm mbi mesataren, ndërsa në territorin e Maqedonisë së Veriut tejkalimi i temperaturës mund të shkojë deri në 3°C. Muaji korrik pritet të shënojë devijimin më të madh pozitiv të temperaturave krahasuar me mesataren shumëvjeçare.
Në të njëjtën kohë, reshjet sezonale parashikohen të jenë nën mesatare në shumicën e rajoneve, me një probabilitet të moderuar për realizimin e këtyre parashikimeve.
Autoritetet meteorologjike theksojnë se ndryshimet klimatike, së bashku me ndikimin e fenomenit El Niño, po rrisin mundësinë e ngjarjeve ekstreme të motit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret në pyje. Po ashtu, periudhat e gjata pa reshje mund të sjellin reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje të papritura.
Ekspertët nënvizojnë se këto zhvillime tregojnë kompleksitetin dhe paparashikueshmërinë në rritje të klimës globale.
Flaka












