Qeveria miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë, nis zbatimi në Qafë Thanë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 17:25

Qeveria miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë, nis zbatimi në Qafë Thanë

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Shqipërinë, një hap që synon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe uljen e kohës së pritjes në kufi.

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, bëri të ditur se me këtë vendim përmbyllet procesi i zbatimit të kontrolleve të përbashkëta me të gjitha shtetet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Shengen.

Sipas saj, për hyrjen në fuqi të plotë të marrëveshjes ka mbetur vetëm nënshkrimi formal ndërmjet ministrive të brendshme të dy vendeve.

“Zbatimi i sistemit fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca e udhëtarëve”, deklaroi Azizi.

Ajo rikujtoi se qytetarët kanë shprehur vazhdimisht shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare, veçanërisht gjatë muajve të verës, ndërsa sistemi i ri pritet të reduktojë ndjeshëm vonesat.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2025 në pikat kufitare mes dy vendeve janë regjistruar mbi 4.5 milionë udhëtarë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, mbi 2.3 milionë, kanë kaluar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Sistemi “One Stop Shop” synon që kontrolli kufitar të kryhet në një vend të vetëm, duke e bërë kalimin më efikas për qytetarët dhe transportuesit. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 17:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut