Suhejb Memedi falënderon ambasadorin Meidani: Kontributi i tij do të mbahet mend gjatë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 22:10

Suhejb Memedi falënderon ambasadorin Meidani: Kontributi i tij do të mbahet mend gjatë

Suhejb Memedi ka shprehur mirënjohjen e tij për ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët në vend, veçanërisht për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

“Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për ambasadorin Denion Meidani, për gjithë punën e palodhur që ka bërë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e sidomos për Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Ai ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Memedi.

Ai theksoi se vlera e një njeriu matet me veprat e tij, ndërsa cilësitë që e dallojnë një figurë të madhe janë thjeshtësia dhe modestia.

“Njeriu vlerësohet nga veprat e tij, ndërsa njeriun e madh e bëjnë thjeshtësia dhe modestia. Pak janë njerëzit si ju. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të mbahet mend gjatë”, u shpreh ai.

Memedi vlerësoi gjithashtu përkushtimin e ambasadorit, duke theksuar se puna e tij duhet të shërbejë si shembull për institucionet dhe shoqërinë.

“Sikur të punohej qoftë edhe 5% sa punon ambasadori, gjendja e shqiptarëve do të ishte shumë më ndryshe”, tha Memedi.

Në fund, ai bëri thirrje për vlerësimin e figurave që kontribuojnë për të mirën e shqiptarëve.

“Nëse duam ndryshime dhe të ecim përpara, duhet t’i vlerësojmë figurat si ambasadori. Vetëm atëherë do të mund të ecim me kokën lart dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Memedi. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut