Tensionet në rritje: Fondacioni bullgar “Maqedonia” paralajmëron bllokadë të tri pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 12:05

Tensionet në rritje: Fondacioni bullgar “Maqedonia”  paralajmëron bllokadë të tri pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut

Tensionet mes Shkupit dhe Sofjes rrezikojnë të marrin një dimension të ri gjatë fundjavës. Fondacioni bullgar “Maqedonia” ka njoftuar se të dielën do të organizojë bllokim demonstrativ të tri pikave kufitare ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të organizatës, aksioni do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe është koordinuar me autoritetet kompetente bullgare. Nga fondacioni bëjnë të ditur se qëllimi i protestës është dërgimi i një mesazhi politik ndaj autoriteteve në Shkup lidhur me, siç pretendojnë ata, trajtimin e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk mund të vazhdojë persekutimi i bullgarëve, sulmet ndaj tyre dhe vendimet e montuara gjyqësore. Me këtë aksion duam t’i tregojmë kryeministrit Hristijan Mickoski se Bullgaria dhe qytetarët bullgarë nuk do të heshtin”, thuhet në thirrjen publike të Fondacionit “Maqedonia”.

Nga organizata theksojnë se bllokada do të jetë paqësore dhe se nuk synon të pengojë plotësisht qarkullimin e qytetarëve, por të tërheqë vëmendjen ndaj çështjeve që ata i konsiderojnë problematike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi në Shkup u dogjën dy automjete diplomatike të Ambasadës së Bullgarisë. Rasti shkaktoi reagime të shumta në Bullgari dhe u përmend edhe gjatë debatit në Parlamentin Evropian për raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se rasti është zbardhur, ndërsa i dyshuari për djegien e automjeteve është identifikuar dhe ndaj tij është ngritur procedurë penale.

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare pritet të rrisë më tej tensionet politike mes Shkupit dhe Sofjes, në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Flaka

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 12:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?