Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura.
Në eventin e organizuar nga ambasadori Gregor Presker, Ahmeti u shoqërua edhe nga shefi i kabinetit, Faton Ahmeti.
Ahmeti vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se ngjarja shërben si moment për të riafirmuar bashkëpunimin dhe miqësinë bilaterale, si dhe mbështetjen e Sllovenisë për proceset demokratike dhe integrimin evropian të vendit.
“Pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen solemne… një mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer,” deklaroi Ahmeti, duke shtuar se Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe rrugën drejt BE-së.
Ai i përcolli urime institucioneve dhe qytetarëve sllovenë, duke u dëshiruar përparim dhe mirëqenie të mëtejshme. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Qershor, 2026 21:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.