Mickoski: Maqedonia ka energji dhe vizion të ri – mesazhe nga manifestimi i 36-vjetorit të VMRO-DPMNE

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 23:22

Mickoski: Maqedonia ka energji dhe vizion të ri – mesazhe nga manifestimi i 36-vjetorit të VMRO-DPMNE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbajtur një fjalim me tone të forta politike gjatë manifestimit të 36-vjetorit të themelimit të partisë.

Ai theksoi se përvjetori nuk është vetëm një moment simbolik, por dëshmi e vazhdimësisë së një ideje politike që, sipas tij, ka mbijetuar dhe është forcuar ndër vite.

“Sonte nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të shënuar një jubile… Sonte jemi mbledhur të tregojmë se ideja që filloi 36 vite më parë jo vetëm që ka mbijetuar, por sot është më e fortë se kurrë. Ajo ide… gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet Maqedonia”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se vendi po hyn në një periudhë të re, duke theksuar se “Maqedonia përsëri ka energji, shpresë dhe vizion”.

Sipas tij, gjatë 36 viteve të fundit vendi ka kaluar periudha të vështira, përfshirë, siç tha ai, “humbje, padrejtësi dhe zhgënjime”, por çdo herë është ringritur më i fortë.

“Në këto 36 vite kishte shumë momente të vështira… por gjithmonë kur dikush mendonte se kemi rënë, ne ngriheshim më të fortë”, tha ai.

Duke iu referuar opozitës, Mickoski bëri dallim të qartë mes qasjeve politike.

“Ata nga opozita mendojnë se janë të lindur për të qenë në pushtet, ndërsa ne nga VMRO-DPMNE mendojmë se jemi të përcaktuar të punojmë dhe të sakrifikojmë për popullin tonë”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë prezantoi edhe vizionin e tij për të ardhmen, duke theksuar reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

“Maqedonia duhet të bëhet shtet i mundësive, jo i justifikimeve. Shtet ku institucionet punojnë për qytetarët dhe drejtësia vlen për të gjithë”, deklaroi Mickoski, percjell Flaka.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në vend, duke përmendur maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët dhe boshnjakët si pjesë e një të ardhmeje të përbashkët.

Në fund të fjalimit, Mickoski u bëri thirrje për unitet dhe besim në të ardhmen e vendit.

“Populli është zgjuar. Populli është i vendosur. Dhe kur Maqedonia është e bashkuar, nuk ka pengesë që nuk mund të kapërcehet”, tha ai. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 23:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut