Suhejb Memedi: E tha Parlamenti Evropian – Protestat studentore nuk janë faktor destabilizimi
Studenti i jurispodencës Suhejb Memedi ka reaguar lidhur me qëndrimet e fundit të Parlamentit Evropian (PE), duke theksuar se institucionet ndërkombëtare kanë dërguar mesazh të qartë për autoritetet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Memedit, Parlamenti Evropian ka kërkuar që protestat e studentëve të mos keqinterpretohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.
“Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu që protestat e studentëve të mos paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues”, thuhet në një nga qëndrimet e PE-së të cituara nga ai.
Po ashtu, një nga amendamentet e miratuara nga Parlamenti Evropian i referohet drejtpërdrejt kërkesave të studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore.
Në tekstin e miratuar, autoritetet në Maqedoninë e Veriut u bëhet thirrje që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim sigurimin e zbatimit praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj. Gazeta Flaka












