Moti sot: Vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 34 gradë dhe mundësi për stuhi lokale
Moti sot në vend do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, duke arritur deri në 34 gradë Celsius.
Sipas parashikimit meteorologjik, do të fryjë erë mesatare deri në e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, ndërsa temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë dhe maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se deri në fillim të javës së ardhshme moti paradite do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme. Megjithatë, për shkak të energjisë së shtuar në atmosferë, në orët e pasdites do të krijohen kushte për paraqitje lokale të stuhive afatshkurtra, veçanërisht në pjesët juglindore të vendit.
Autoritetet rekomandojnë kujdes gjatë orëve të pasdites në zonat ku mund të ketë reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe shkarkime elektrike.
Flaka












