Osmani: Rëndësia e vendimit për Tetovën nuk qëndron vetëm te emrat e rrugëve

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:20

Osmani: Rëndësia e vendimit për Tetovën nuk qëndron vetëm te emrat e rrugëve

Zëvendëskryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit që ka të bëjë me emërtimin e rrugëve në Tetovo, duke vlerësuar se çështja shkon përtej debatit për emrat dhe prek stabilitetin e marrëveshjeve të arritura ndër vite në vend.

“Shtetet nuk dështojnë kur kanë mosmarrëveshje. Shtetet dështojnë kur fillojnë të mos pajtohen edhe për ato gjëra për të cilat veçmë kanë arritur marrëveshje”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, pesha e vendimit nuk lidhet vetëm me ndryshimet ose kontestet rreth emrave të rrugëve, por me faktin se po rikthehen në diskutim tema që për një kohë të gjatë janë konsideruar të zgjidhura.

“Prandaj rëndësia e vendimit për Tetovën nuk qëndron vetëm te emrat e rrugëve, por te fakti se po rihapen çështje që shteti e shoqëria i kanë konsideruar të mbyllura prej dy dekadash”, theksoi Osmani.

Ai nuk elaboroi më tej se cilat çështje konkrete i referohet, por mesazhi i tij vjen në kohën kur vendimi për emërtimin e rrugëve në Tetovë ka nxitur reagime të shumta politike dhe debate mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe respektimin e vendimeve të marra në të kaluarën. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut