Kanita Ramadani nga BDI: Pa mekanizma dhe sanksione, përfaqësimi i drejtë mbetet vetëm slogan politik

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 21:32

Kanita Ramadani nga BDI: Pa mekanizma dhe sanksione, përfaqësimi i drejtë mbetet vetëm slogan politik

Anëtarja e BDI-së, Kanita Ramadani, ka reaguar ndaj propozimeve për rregullimin e përfaqësimit të drejtë pas shfuqizimit të Balancuesit, duke vlerësuar se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të mbështeten në premtime politike, por duhet të garantohen me mekanizma të qartë ligjorë.

Sipas saj, qytetarëve shqiptarë po u kërkohet të besojnë se përfaqësimi i drejtë do të sigurohet pa obligime konkrete dhe pa masa ndëshkuese për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin.

Pas shfuqizimit të Balancuesit, qytetarëve shqiptarë po u kërkohet të besojnë se përfaqësimi i drejtë do të garantohet pa mekanizma të qartë, pa obligime konkrete dhe pa sanksione për ata që nuk e zbatojnë ligjin. Me fjalë të tjera, po na kërkohet të zëvendësojmë garancitë ligjore me premtime politike”, deklaroi Ramadani.

Ajo theksoi se pa mekanizma obligues dhe pa përgjegjësi për shkelësit, përfaqësimi i drejtë mbetet vetëm në nivel deklarativ.

Pa mekanizma obligues, përfaqësimi i drejtë mbetet vetëm slogan politik. Të drejtat nuk mbrohen me konferenca për shtyp dhe deklarata triumfaliste, por me dispozita të qarta që obligojnë institucionet. Pa sanksione për shkelësit, ligji mbetet letër pa vlerë”, u shpreh ajo.

Ramadani rikujtoi se përfaqësimi i drejtë është parim i dalë nga Marrëveshja e Ohrit dhe nuk mund të varet nga vullneti i pushtetit të radhës.

Përfaqësimi i drejtë nuk mund të lihet në mëshirën e pushtetit. Marrëveshja e Ohrit e vendosi atë si parim dhe obligim shtetëror, jo si favor politik që jepet sipas dëshirës së qeverisë së radhës”, tha ajo.

Sipas saj, për më shumë se dy dekada Marrëveshja e Ohrit ka qenë themeli i stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend, ndërsa tentativat për zbehjen e garancive të saj përbëjnë hap prapa.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje. Nuk kërkojnë lëmoshë politike. Kërkojnë atë që u takon: barazi të garantuar, përfaqësim real dhe respektim të plotë të frymës dhe shkronjës së Marrëveshjes së Ohrit. Kur hiqen garancitë dhe mbeten vetëm premtimet, atëherë nuk kemi reformë, kemi kthim prapa të paketuar si sukses politik”, përfundoi Ramadani. Gazeta Flaka

67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 21:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?