BDI: Reagimi shterpë i VLEN-it për rrugët shqiptare në Tetovë është pranim i dështimit dhe përgjegjësisë së tyre

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2026 09:46

BDI: Reagimi shterpë i VLEN-it për rrugët shqiptare në Tetovë është pranim i dështimit dhe përgjegjësisë së tyre

Shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë dhe rikthimi i emrave të periudhës komuniste përbën një goditje të rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në komunën ku mbi 70 për qind e banorëve janë shqiptarë, vlerëson Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Nga kjo parti thonë se situatën e bën edhe më të rëndë reagimi i VLEN-it, të cilin e cilësojnë si të vonuar dhe pa përgjegjësi politike.

“VLEN nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Tetovën e qeverisin prej pesë vitesh. Gjysmëkryetari i VLEN-it, gjegjësisht kryetari aktual i Komunës, ka qenë pjesë e pushtetit qendror edhe në periudhën 2020-2024, për më shumë se dy vite si pjesë e koalicionit qeveritar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas integristëve, veçanërisht shqetësues është fakti që kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025.

“VLEN ka pasur më shumë se një vit kohë për të reaguar, për të ndërmarrë hapa juridikë, për të mbrojtur vendimin dhe për të informuar qytetarët. Nuk bënë asgjë. Sot, në vend të përgjegjësisë, ofrojnë arsyetime të dëshpëruara”, thekson BDI.

Partia opozitare hedh poshtë argumentin e VLEN-it se vendimi për emërtimin e rrugëve nuk ka qenë në fuqi.

“Nëse do të ishte kështu, atëherë sipas logjikës së VLEN-it, Gjykata Kushtetuese po merret me akte që nuk prodhojnë pasoja juridike dhe që ndodhen jashtë qarkullimit juridik. Kjo do të ishte jo vetëm juridikisht e papranueshme, por edhe në kundërshtim me vetë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagim.

BDI vlerëson se me këtë qasje, VLEN po zbulon mungesën e argumenteve juridike dhe politike.

“Sa më shumë flasin, aq më e qartë bëhet se nuk kanë as argumente juridike dhe as përgjigje politike për dështimin e tyre”, theksojnë nga BDI.

Në fund, partia kërkon përgjegjësi politike për zhvillimet e fundit dhe kërkon sqarime për qytetarët e Tetovës.

“Shqiptarët e Tetovës meritojnë përgjigje se si u lejua që emra si ‘Iliria’, ‘Dervish Cara’ dhe ‘Kongresi i Manastirit’ të zëvendësohen me emërtime që nuk pasqyrojnë identitetin dhe historinë e tyre. Koha e arsyetimeve ka përfunduar. Ka ardhur koha e përgjegjësisë”, përfundon reagimi i BDI-së. Gazeta Flaka

67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2026 09:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?