Komuna e Gostivarit ka njoftuar se sonte (22 qershor 2026) do të realizohet dezinsektimi tokësor në territorin e komunës për asgjësimin e formave të rritura të mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Sipas njoftimit, “dezinsektimi do të kryhet pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit, vetëm në kushte të volitshme atmosferike”.
Nga komuna bëjnë të ditur se, nëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, aksioni do të shtyhet. “Në rast të reshjeve të shiut ose erës së fortë, ai do të shtyhet për ditën e nesërme ose për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.
Dezinsektimi do të realizohet nga SHPTH Pronto SHPKNJ, ndërsa për trajtimin do të përdoret preparati “Kuflak 50 EC”.
Komuna u ka bërë thirrje bletarëve që të ndërmarrin masa preventive për mbrojtjen e bletëve. “U bëjmë thirrje bletarëve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve të tyre”, theksohet në njoftimin zyrtar. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Gostivari Sot
22 Qershor, 2026 11:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.