90 për qind e premtimeve të VMRO-DPMNE-së mbetën të parealizuara. Ja kush e thotë!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2026 11:22

90 për qind e premtimeve të VMRO-DPMNE-së mbetën të parealizuara. Ja kush e thotë!

LSDM ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në se, dy vjet pas ardhjes në pushtet, shumica dërrmuese e premtimeve të dhëna para qytetarëve nuk janë realizuar.

Sipas opozitës, analiza e programit qeverisës “Platforma #1198” tregon se deri më tani janë përmbushur shumë pak nga zotimet e bëra gjatë fushatës, ndërsa “deri në 90 për qind e premtimeve kanë mbetur të parealizuara”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE premtuan standard më të lartë jetese, ndërsa sot portofolet dhe frigoriferët e qytetarëve janë më të zbrazët. Premtuan inflacion prej 2.5 për qind, por çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten dhe inflacioni ka arritur në 4.8 për qind”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia opozitare pretendon se ka dështuar edhe në fushën ekonomike, duke theksuar se investimet e huaja janë ulur ndjeshëm, ndërsa qytetarët po përballen me rritje të varfërisë dhe rënie të fuqisë blerëse.

“Premtuan vende të reja pune dhe paga më të larta, por qytetarët përballen me varfëri në rritje. Premtuan ulje të huamarrjes, ndërsa borxhi është rritur për 2.5 miliardë euro. Premtuan 180 milionë euro mbështetje për fermerët, por subvencionet janë ulur për 40 milionë euro”, deklaron LSDM.

Nga kjo parti kritikojnë edhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit evropian.

“Premtuan drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, por publiku po dëshmon skandale tenderësh me vlerë mbi 150 milionë euro. Premtuan përparim drejt Bashkimit Evropian, ndërsa sot vendi ka një rrugë evropiane të bllokuar, pa reforma dhe pa rezultate”, thuhet në reagim.

Në fund, LSDM vlerëson se bilanci i qeverisë pas dy vitesh është negativ, duke theksuar se “rezultati i premtimeve të përmbushura të Mickoskit është zero”. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2026 11:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut