Analisti politik Sefer Selimi ka komentuar raportimet se mund të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare, përfshirë largimin e disa ministrave të koalicionit.
Sipas tij, vendimmarrja reale në qeveri nuk bëhet në mënyrë kolegjiale, por është e përqendruar te kryeministri.
Ai u shpreh:
“Kush qëndron e kush ikën nga kjo qeveri nuk vendoset as në tavolinë koalicioni, as në institucione, as nga ‘partnerët’ që bëjnë sikur kanë peshë. Vendimi merret vetëm nga ‘mandatari’ Mickoski.”
Selimi shtoi se partnerët e koalicionit, sipas tij, kanë rol të kufizuar në proceset vendimmarrëse.
“Të tjerët janë aty për dekor, për fotografi dhe për ta konfirmuar dhe amortizuar këtë.”
Komenti i tij vjen pasi disa media raportuan për mundësinë e ndryshimeve në qeveri, duke përmendur emra si Ivan Stoilkoviq nga partia serbe dhe Igor Filkov nga koalicioni ZNAM.
Deri tani, këto raportime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet apo nga vetë qeveria. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Qershor, 2026 15:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.