Banorët e fshatit Kosturnik të Kumanovës: “Mos na mbyllni shkollën, është zemra e fshatit”

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2026 19:08

Banorët e fshatit Kosturnik të Kumanovës: “Mos na mbyllni shkollën, është zemra e fshatit”

Banorët e fshatit Kosturnik të Kumanovës kanë nisur një peticion kundër mbylljes së shkollës së tyre, pasi morën njoftim se objekti rrezikon të mbyllet për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

Të revoltuar, ata thonë se shkolla është ndërtuar me vetëkontribut dhe se prej dekadash ka funksionuar me paralele të kombinuara. Prindërit shprehen të shqetësuar se fëmijët e vegjël do të detyrohen të udhëtojnë rreth 8 kilometra deri në Kumanovë për të ndjekur mësimin.

“Për ne kjo shkollë nuk është vetëm objekt, por zemra e fshatit”, thonë banorët, duke paralajmëruar se mbyllja e saj mund të përshpejtojë shpërnguljen e familjeve të reja.

Edhe ish-mësuesit e shkollës janë bashkuar në thirrjen që vendimi të rishqyrtohet, ndërsa nga Komuna e Kumanovës deklarojnë se janë kundër mbylljes së shkollave në zonat rurale dhe presin që Ministria e Arsimit të miratojë funksionimin e tyre edhe në vitin e ardhshëm shkollor. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2026 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut