Akuza të ndërsjella për protestën në Tetovë, Selmani kundërshton paralajmërimet për “skenarë”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2026 17:51

Akuza të ndërsjella për protestën në Tetovë, Selmani kundërshton paralajmërimet për “skenarë”

Bekim Qoku ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar sot në Tetovë, duke ngritur dyshime se ajo mund të jetë e ndikuar nga interesa politike jashtë vendit.

Sipas Qokut, protesta mund të shërbejë si “zhvendosje e vëmendjes” nga zhvillimet politike në Tiranë apo Beograd, si dhe nga protestat qytetare që po zhvillohen atje.

Ai ka akuzuar BDI se po tenton, sipas tij, të rikthejë tema të vjetra politike si “Ballkani i Hapur”, duke e quajtur protestën “të paarsyeshme”.

“Po protestojnë kundër të pabërave të veta gjatë 22 viteve pushtet”, ka deklaruar Qoku, duke shtuar se çështja e emrave të rrugëve është përdorur politikisht.

Në reagim ka ardhur edhe aktivistja dhe analistja Nafie Selmani, e cila ka kundërshtuar deklaratat që lidhen me “infiltrime” dhe “skenarë të mundshëm incidentesh”.

Selmani thekson se qytetarët e Tetovës do të reagojnë me qetësi dhe pjesëmarrje masive në protestë, duke e cilësuar retorikën paralajmëruese si përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri.

Protesta në Tetovë pritet të zhvillohet sonte në sheshin “Iliria”, në një atmosferë të tensionuar politike mes palëve. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2026 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut