Sali: Për 24 muaj bëmë atë që nuk u bë për 24 vjet, Sela: Qeveria rrënoi Marrëveshjen e Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:45

Sali: Për 24 muaj bëmë atë që nuk u bë për 24 vjet, Sela: Qeveria rrënoi Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi se gjatë dy viteve të qeverisjes së koalicionit VLEN janë realizuar reforma dhe projekte konkrete, duke vlerësuar se qeveria ka dëshmuar transparencë dhe rezultate. Në anën tjetër, Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, akuzoi koalicionin qeverisës VMRO-DPMNE–ZNAM–VLEN për rrënimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësimin e pozitës së shqiptarëve.

Në fjalimin e tij me rastin e dyvjetorit të qeverisjes, Bekim Sali tha se VLEN ka treguar se politika është shërbim ndaj qytetarëve dhe jo privilegj.

“Për 24 muaj kemi treguar se politika nuk është privilegj, por shërbim ndaj qytetarëve. Me reforma konkrete, mbështetje historike nga BE-ja, avancim të të drejtave, luftë kundër lojërave të fatit dhe hapa realë drejt integrimit evropian, po ndërtojmë një shtet më të drejtë, më funksional dhe më afër qytetarëve. Ky është VLEN-i në punë”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se qeveria ka qenë transparente për të gjitha politikat dhe masat e ndërmarra, duke vlerësuar se për 24 muaj është realizuar ajo që nuk ishte bërë për 24 vite.

“Në këtë pako të arritjeve të VLEN-it është ligji për jurisprudencën, ligji për medresenë, janë hapja e mbi 2.500 kompanive të reja, të nxitura nga rinia, avancime dhe punësime të shqiptarëve, mbi 2.500 të punësuar në administratën publike, si dhe investimet e fokusuara në pjesën perëndimore të RMV-së, në vlerë mbi 3 miliardë euro”, tha ai.

Lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, Sali deklaroi se VLEN mbetet pjesë e shumicës parlamentare me gjashtë ministri.

“Në pakon me të cilën VLEN vazhdon me qeverisje mbeten Ministria e Ambientit Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësisë, Eurointegrimeve, Kulturës dhe Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive”, u shpreh ai, duke shtuar se ende nuk ka emra për drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Kulturës.

Ndërkohë, Lidhja Shqiptare reagoi me rastin e dyvjetorit të qeverisjes, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar dy objektiva kryesore: zbatimi i platformës së VMRO-DPMNE-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe, sipas saj, rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Për këto dy vite të qeverisjes VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas Lidhjes Shqiptare, janë realizuar premtimet e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit.

“Kujtoni kur VMRO dhe kryeministri Hristijan Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi Balansuesin dhe po përmes së njëjtës gjykatë shfuqizon çdo ligj e vendim që është sjellë me Parimin e Badenterit”, thuhet në reagim.

Partia e Ziadin Selës pretendon gjithashtu se gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë hapa kundër përdorimit të gjuhës shqipe, janë cenuar parimet e decentralizimit dhe është dobësuar përfaqësimi politik i shqiptarëve.

“Ndërkohë ‘përfaqësuesit’ shqiptarë pa legjitimitet në këtë Qeveri, VLEN, gjatë dy viteve kanë pasur vetëm një rol, atë të vasalit, relativizuesit dhe avokatit të atyre që kanë shkelur dhe degraduar shqiptarët. Për disa kolltuqe e privilegje, VLEN ua shiti fëmijëve tanë të drejtën e punësimit, gjuhën amtare dhe çdo të drejtë tjetër që u takon në tokën e të parëve”, përfundon reagimi i Lidhjes Shqiptare. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut