Kim Mehmeti: Protesta në Tetovë ishte e bukur dhe, dashtë Zoti, të jetë vetëm prova gjenerale  

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 17:07

Kim Mehmeti: Protesta në Tetovë ishte e bukur dhe, dashtë Zoti, të jetë vetëm prova gjenerale  

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar protestën e mbajtur në Tetovë dhe zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, duke bërë thirrje për protesta qytetare dhe duke kritikuar partitë politike shqiptare, veçanërisht VLEN-in dhe BDI-në.

Në një reagim publik, Mehmeti e krahasoi protestën e fundit të të rinjve në Shqipëri me protestat e organizuara nga partitë politike, duke vlerësuar se vetëm protestat qytetare mund të shprehin pakënaqësinë e vërtetë.

“PD-ja e Shqipërisë ka vite që organizon protesta partiake kundër Piktorit, por grumbullon vetëm aq njerëz sa për ta mbajtur gjallë vetveten… Derisa doli rinia shqiptare dhe i mbuloi bulevardet e Tiranës, me ç’rast më në fund e gjithë shqiptaria e pa se si shprehet pakënaqësia politike”, shkroi Mehmeti.

Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë ata që kanë më së shumti arsye për të protestuar.

“Nëse ka shqiptarë në këtë planet që duhet të protestojnë e t’i mbulojnë vendbanimet e veta me protestues për ta luftuar këtë antishqiptarizëm institucional, ata janë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ai.

Mehmeti tha se protestat duhet të jenë qytetare dhe jo partiake.

“Kjo nuk bëhet me protesta partiake, pra duke e mbështetur njërën parti e duke e luftuar tjetrën”, theksoi ai, duke shtuar se të rinjtë duhet të sjellin ndryshim në skenën politike.

Ai kritikoi klasën politike shqiptare, duke deklaruar se ajo ka dështuar t’u shërbejë interesave të qytetarëve.

“Kjo rini e mrekullueshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duhet ta pastrojë plehun dydekadësh politik, i cili nuk bëri asgjë më shumë sesa zëvendësoi një palë hajdutësh me një palë hajdutësh të rinj”, deklaroi Mehmeti.

Në reagimin e tij, ai drejtoi kritika të ashpra edhe ndaj VLEN-it.

“Plehu dhe turpi i sotëm politik shqiptar – VLEN-i – nuk pastrohet duke i shërbyer BDI-së, por duke i thënë mjaft vasalizmit ndaj sunduesit maqedonas”, shkroi ai.

Në fund, Mehmeti e cilësoi protestën e mbajtur në Tetovë si një fillim të mundshëm të një lëvizjeje më të gjerë qytetare.

“Protesta në Tetovë ishte e bukur dhe, dashtë Zoti, të jetë vetëm prova gjenerale për ato që do t’i mbushin bulevardet e Shkupit”, përfundoi Mehmeti. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 17:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut