Aleanca për Shqiptarët zgjedh Eroll Abdiun në krye të degës në Dollnen, Taravari: Uniteti, më i domosdoshëm se kurrë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2026 22:25

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Eroll Abdiun në krye të degës në Dollnen, Taravari: Uniteti, më i domosdoshëm se kurrë

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e ristrukturimit të degëve të saj, duke zhvilluar sonte kuvendin zgjedhor në Dollnen, ku me votë unanime është zgjedhur kryetari i ri i degës, Eroll Abdiu, së bashku me kryesinë e re.

Në kuvend morën pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe aktivistëve të partisë, ndërsa procesi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe uniteti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në fjalën e tij theksoi se në rrethanat aktuale, kur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve përballen me sfida të vazhdueshme, mobilizimi, uniteti dhe angazhimi i çdo anëtari janë më të domosdoshme se kurrë.

“Vetëm përmes veprimit të përbashkët, përgjegjësisë dhe përkushtimit mund të mbrohen dhe avancohen interesat kombëtare”, ishte mesazhi i Taravarit.

Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësuan se edhe ky kuvend zgjedhor, njësoj si kuvendet e mëparshme, u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë e anëtarësisë dhe frymë bashkëpunimi.

Partia ritheksoi se vazhdon të mbetet “shtëpia politike e çdo shqiptari që beson në dinjitetin, barazinë dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, duke theksuar se dyert e saj mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Gazeta Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2026 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?