ASH vazhdon riorganizimin e strukturave, Genc Selmani zgjidhet kryetar i Degës në Kërçovë

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2026 21:39

ASH vazhdon riorganizimin e strukturave, Genc Selmani zgjidhet kryetar i Degës në Kërçovë

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e konsolidimit të strukturave partiake, duke zgjedhur të martën organet e reja drejtuese të Degës në Kërçovë.

Në kuvendin e degës, me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm, për kryetar u zgjodh Genc Selmani.

Gjatë punimeve u zgjodhën edhe kryesia, sekretariati, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Degën e Kërçovës në Kongresin e V të Aleancës për Shqiptarët.

Sipas partisë, kuvendi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe angazhimi politik, duke reflektuar, siç thuhet, unitetin dhe vendosmërinë e anëtarësisë për forcimin e organizimit të ASH-së në Kërçovë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi rëndësinë e forcimit të strukturave të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në zgjerimin, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të saj organizative, duke ndërtuar një organizim të fortë dhe funksional në çdo degë të vendit”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se partia do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në periudhën e ardhshme.

“Me vizion të qartë dhe përkushtim të pandërprerë, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke punuar me vendosmëri për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e barazisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më dinjitoze për të gjithë”, u shpreh Taravari. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2026 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?