Bujar Osmani: Nga rreth 2.400 punësime në dy vitet e fundit, vetëm 178 janë shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2026 10:29

Bujar Osmani: Nga rreth 2.400 punësime në dy vitet e fundit, vetëm 178 janë shqiptarë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetri i BDI-së Bujar Osmani, ka kundërshtuar pretendimet e VLEN-it se gjatë dy viteve të fundit janë punësuar rreth 2.500 shqiptarë në administratën shtetërore.

Në një reagim publik, Osmani tha se analiza e fundit preliminare e një qendre analitike tregon një pasqyrë krejtësisht tjetër.

“Sipas analizës së fundit preliminare të qendrës analitike, nga rreth 2.400 punësime të realizuara gjatë këtyre dy viteve, vetëm 178 kanë qenë shqiptarë”, ka shkruar Osmani, duke e shoqëruar reagimin me hashtagun #StopNormalizimitTëRrenës.

Pretendimi i VLEN-it se janë punësuar rreth 2.500 shqiptarë në administratën shtetërore ka nxitur debat të fortë politik. Përfaqësuesit e VLEN-it e paraqesin këtë shifër si një nga arritjet e tyre në qeverisje, ndërsa opozita, përkatësisht BDI, i kundërshton këto pretendime, duke i cilësuar si mashtrim publik.

Deri më tani nuk është publikuar një raport zyrtar që do të verifikonte përfundimisht shifrat e paraqitura nga palët, ndërsa debati mbi punësimet dhe përfaqësimin etnik në administratën shtetërore vazhdon të mbetet një nga temat kryesore të përplasjes politike. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2026 10:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?