Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë shqiptare, Nijazi Muhamedi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2026 07:23

Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë shqiptare, Nijazi Muhamedi

Është ndarë nga jeta sot, më 2 korrik, veterani i gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Nijazi Muhamedi, një prej emrave më të njohur që la gjurmë të pashlyeshme në median dhe publicistikën shqiptare.

Muhamedi i kushtoi dekada të tëra gazetarisë, duke punuar në media të ndryshme në gjuhën shqipe, ndërsa për shumë vite ishte pjesë e Radio Televizionit të Maqedonisë, ku ushtroi detyra të rëndësishme si gazetar, redaktor dhe drejtues. Ai ishte ndër zërat që kontribuoi në zhvillimin e gazetarisë profesionale në gjuhën shqipe dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Përveç veprimtarisë si gazetar, Nijazi Muhamedi njihej edhe si publicist dhe autor i disa veprave, në të cilat trajtoi çështje politike, historike dhe shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur pikëllim te kolegët, miqtë dhe opinioni publik, të cilët e kujtojnë si një gazetar me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj fjalës së lirë.

Redaksia e Flaka u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhamedi, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për humbjen e tij. Kujtimi dhe kontributi i Nijazi Muhamedit në gazetarinë shqiptare do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së medias në vend.   Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2026 07:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?